Nisma Socialdemokrate e përgatitur për realizim të objektivave në zgjedhjet e 6 tetorit

0
28

Dega e Nisma-s Socialdemokrate në Prizren, është mjaft aktive për fushatë të suksesshme drejt arritjes së objektivave të saj në favor të frymës së saj politike në zgjedhjet e 6 tetorit, thotë kreu i këtij organizmi politik, Zafir Berisha.

Kryetari i Nisma-s Socialdemokrate njëherit edhe kryetar i shtabit zgjedhor të këtij subjekti politik në Prizren, Zafir Berisha, tha se Nisma është përgatitur mirë për fushatë të suksesshme, të qetë dhe demokratike. Përveç shtabit në degë, edhe në kuadër të 42 nëndegëve kemi formuar nënshtabe në kuadër të angazhimeve që në zgjedhjet e 6 tetorit të jemi forca e parë politike në Prizren bashkë me koalicionin AKR-PD.

Kemi 8 kandidatë cilësorë në listën zgjedhore, ndërsa kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj, është figurë e dëshmuar politike, i cili është i gatshëm të marr vendime në interes të vendit, theksoi ai. Kryetari Berisha, tha më tej se do të ketë koordinim me partnerët e koalicionit, ku fokus kryesor do t’i japim ruajtjes së votës së sovranit dhe se fushata do të përbëhet nga tubime të hapura me qytetarë në promovimin e kandidatëve dhe shpalosjes së programit të koalicionit para të gjithë qytetarëve të Prizrenit, tha ai. Zafir Berisha, tregon për arsyet pse duhet përkrahur koalicioni Nisma-AKR-PD në zgjedhjet e 6 tetorit nga qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës. Ndryshe, Nisma në Prizren në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë me tetë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës: Zafir Berisha, Albulena Balaj-Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbana Hajdari, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci dhe Adem Qemali./TvPz

Leave a Reply