Nisma Socialdemokrate e krition LVV-në për keq-qeverisje në Prizren

0
482

NISMA Socialemokrate – Dega në Prizren nga java e kaluar ka filluar mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë, ku sipas planifikimeve mendon se deri në fund të muajit Tetor të përfundojë, për t’u prëgatitur më pas që javën e parë të muajit Nëntor të mbajë kuvendin e degës, nga ku do të dalin strukturat e reja të Nismës Socialdemokrate në Prizren, është thënë në konferencën për medie nga ky subjekti politik.

“NISMA fton të gjithë qytetarët e Prizrenit, në veçanti intelektualët e rinjë që t’i bashkohen sot frymës socialdemokrate të Nismës, në mënyrë që nesër të jenë pjesë e ndryshimeve pozitive për Prizren dhe Kosovë.

NISMA Socialdemokrate në Prizren, shprehet e shqetësuar që qyteti i Prizrenit është kapluar nga qevirsja e keqe e VV-së dhe partnerët minoritar të saj, të cilët çdo ditë po e degradojnë qytetin tonë me afera të ndryshme korruptive duke u treguar edhe shumë të paaftë, për të cilën edhe raportet e MPL-së dhe të USAID-it, tregojnë se qeverisja e Mytës dhe VV-së kanë teguar perfomancë të dobët në arsimin parauniversitar, infrastruktur, kulturë, sport etj!

Zyra Kombëtare e Auditimit nxjerr në pah shumë shkelje të qëllimshme të qeverisë në Prizren ku konstatohen shkelje ligjore, keq menaxhim të parasë publike dhe pronës komunale, shkelje këto që presim të trajtohen nga Organet e Drejtësisë, si shumë shkelje dhe keqpërdorime tjera që besojmë se janë duke u trajtuar.

Në zgjedhjet e fundit lokale vërtetë u mendua se erdhi dita e qytetarëve, por në fakt koha po tregon se erdhi dita e kusarëve dhe hajdutëve të rinjë të VV-së dhe komisarëve politik të cilët po e degradojnë gjthnjë e më shumë Prizrenin në emër të ligjit dhe rregullave siç është rasti i Janarit të vitit 2019, në emër të ligjit për Zonën Historike të Prizrenit u hoqën ndërtimet me konstruksione metalike nga shumë biznese Hotelerie, të cilëve i’u shkaktuan dëme të mëdha financiare, e të cilët pas disa javësh përsëri kthyen të njejtat ndërtime, pa qenë në dijeni askush se pse u hoqën dhe pse përsëri u vendosën po të njejtat konstruksione metalike!

Ndërtimet pa leje, mbindërtime, papastërtia, derdhja ujërave të zeza në Lumbardh, shkatërrimi i shumë shtëpive me karakter Historik në Zonën Historike janë gjëra që po e karakterizojnë keq qeverisjen e VV-së në Prizren, e cila po kulmon me anarkinë që kanë krijuar në arsim ku vazhdojnë me mijëra orë mësimi që humbin nxënësit prizrenas si rezultat i ndërhyrjeve politike në rekurtimin e të punësuarve, për të cilat besojmë se janë duke u marrur ata që janë të thirrur për t’i hetuar” është thënë në konferencë për medie nga Nisma Socialdemokrate./04 Online

Leave a Reply