Nisma në Prizren uron besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit

0
408

Nisma Socialdemokrate në Prizren i ka uruar besimtarët e fesë Islame me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Urimi i plotë i Nismës Socialdemokrate:

“NISMA Socialdemokrate – DEGA në Prizren uron të gjithë besimtarët islam me rastin e Festës së Kurban Bajramit me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, forcimit të zemrave tona drejtë shkallëve më të larta të devotshmërisë.

Kurban Bajrami është ditë ku duhet të dëshmohet sakrifica dhe solidariteti ndaj nevojtarëve dhe ndaj njëri tjetrit, prandaj lusim Zotin që për këtë të shpërblejë të gjithë ata që sakrifikuan, për mundin e dhënë.

Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.

Urojmë edhe njëherë gjithë besimtarët Islam për festën e Kurban Bajramit, me shpresë që në familjet tona të mbizotërojë paqja, harmonia dhe solidariteti!”, thuhet në urimin e Nismës./04 Online

Leave a Reply