Nisma në Prizren: Hajdari e Oreshka nuk janë në përputhje me përcaktimin tonë politik

0
142

Javën e kaluar Nisma Socialdemokrate i ka dhënë fund bashkëqeverisjes me LVV-në dhe LDK-në në Prizren pas përplasjeve rreth shkarkimit të Drejtorit të Arsimit, Gani Gërmizaj.

Por, siç duket Drejtori i Administratës, Osman Hajdari, dhe ai i Kulturës, Ehat Oreshka, kanë zgjedhur që të vazhdojnë me pozitat e tyre, anipse partia e tyre ka dalë nga koalicioni.
Lidhur me këtë ka reaguar Nisma në Prizren, e cila ka bërë me dije se dy drejtorët nuk janë në përputhje me përcaktimin e tyre politik.

Reagimi i plotë i Nismës:

“Të nderuar anëtarë e simpatizantë të NISMA Socialdemokrate në Prizren, të nderuar qytetarë.
Siç e dini NISMA në Prizren javën e kaluar i ka dhënë fund bashkëqeverisjes në qytetin e Prizrenit, dhe është përcaktuar që të veprojë si opozitë konstruktive përballë një qeverie të minorancës, e cila tashmë po dëshmohet se është fatkeqësia më e madhe e qytetit tonë.
Hipokrizia e Osman Hajdarit dhe Ehat Oreshkës se do të vazhdojnë angazhimet e tyre për shkak të gjoja disa projekteve, në qeverisjen e infantilit politik, tregon adoleshencën e radhës dhe nuk është në përputhje me përcaktimin tonë politik, që ne dhe e keqja ti kenë rrugët e ndara.
Dega e NISMA Socialdemokrate në Prizren, është në përgatitje e sipër për zgjedhjet e 6 Tetorit dhe është shumë e bindur që me shumë vendosmëri do t’i kalojë të gjitha sfidat dhe pengesat që i dalin përpara për të arritur te objekivat tona, që janë edhe objektiva të qytetarëve të Prizrenit dhe Kosovës”, thuhet në reagimin e Nismës Socialdemokrate./04 Online

Leave a Reply