Nisma kundërshton vendosjen e tendave mobile në Prizren

0
434

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren reagon ndaj ozurpimit të trotuareve me tezga për shitës “ambulant” të cilën promovoi sot z.Haskuka, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik transmeton 04 Online.

“Mungesa e dijes dhe ideve se si duhet menagjuar qyteti i Prizrenit, sot u tregua edhe njëherë nga kryetari Haskuka dhe qeveria e LVV-së, të cilët me promovimin e tezgave në trotuare veshtirësuan edhe më shumë lëvizjen e lirë të qytetarëve!
Në kohën kur tregjet aktuale janë të zbrazura dhe shumë hapsira janë shëndërruar në deponi të mbeturinave, z.Haskuka stimulon shitjen në rrugë e trotuare dhe në kushte tepër të rënda higjienike duke mos e lodhur veten as për marketet të cilat mirren me këtë veprimtari e që paguajnë taksa.
Paaftësia e kësaj qeverie për të menagjuar me qytetin e dytë në Kosovë siç është Prizreni, po e bënë gjethnjë e më të papërballueshme jetën në qytetin tonë.
Nisma në Prizren kërkon nga qeveria Komunale që të ndalojë degradimin e Prizrenit, dhe pasiqë nuk ka dije dhe ide, të konsultohet me të tjerët me qellimin më të mirë që të ruhet qyteti ynë”, thuhet në reahimin e Nismës./04 Online

Leave a Reply