Nisma: Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, është garancë e fuqishme për ndryshim në Komunën e Prizrenit

0
61

Integrimi i lagjeve në infrastrukturën e qytetit duke krijuar kushte më të mira për jetë është pjesë e projektit tonë “Shpresë për Prizrenin”, thuhet në njoftimin e Nismës.

“Banorët e rrugës “Brigada 125”, nuk do të ndihen më të harruar nga pushteti, prandaj ne përveç rregullimit të kanalizimit, rrugës dhe ndriçimit publik, parashohim edhe ndërtimin e një rrethrotullimi i cili do t’i lehtësoj kyçje në rrugë kryesore jo vetëm këtyre banorëve, por përmes këtij investimi do të hapet edhe rruga që do të lidhë lagjen Bajram Curri me lagjen Tusuz.
Jemi të vendosur që të hapim edhe rrugën “Drita Gërmizaj” të lagjes Bajram Curri, e cila për fat të keq tash e 10 vite vazhdon të mbetet e bllokuar nga familja Haskuka.
Projekti ynë “Shpresë për Prizrenin”, afër këtij rrethrotullimi parasheh edhe ndërtimin e monumentit “Porta Triumfale”, për të kujtuar largimin e rreth gjysmë milioni të qytetarëve gjatë vitit 1999 nga politika gjenocidale e serbisë, si dhe kthimi i tyre pas triumfit të luftës titanike të UÇK-së dhe aleancës së NATO-s”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply