Nisma e pakënaqur me KQZ-në: Vendimi për mos certifikim të partisë ishte politik

0
330

Sekretari i Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor, veproi me standarde të dyfishta, kur vendosi për çështjen e certifikimit të listave për kandidatë.

Sipas tij, vendimi i KQZ-së, për moscertifikim të partisë, ku në këtë rast përfundoi e pacertifikuar Nisma Socialdemokrate, tha se është krejtësisht politik.”KQZ nuk janë përfaqësues të partive politike në këtë rast. KQZ janë edhe trupa e saj, zyra për certifikim të partive politike”.

”Ne kemi zgjedh që meqë nuk na është ofruar asnjë sqarim paraprakisht siç udhëzon Gjykata Kushtetuese KGJK-në, me emrat në dispozicion me idenë që nëse vie rekomandimi siç ishte Zyra për Certifikim, ne nuk do kishim asnjë problem me këtë vendim të KQZ-së”.”Do t’ju referohem në këtë rast, votave që erdhën nga Serbia. KQZ gjithmonë e mbronte vendimin e saj për t’i përfshirë në proces të numërimit me argumentin se jemi nivel politik, nuk lëshohemi në nivel profesional nëse kanë ardhë me apo pa ligj”.
”Madje Skandali ka qenë shumë më i madh duke thënë se praktikë e kishin pasur. Tash KQZ ka vepruar me standard të dyfishta derisa në 2019, mbronte vendimin e trupave të saj profesionale, në këtë rast tha ”jo ata nuk janë duke zbatuar ligjin”.

”Moscertifikimi si parti politike, dhe moscertifikimi si listë. Për faktin se kemi qenë koalicion dhe partitë politike që janë në Parlament, nuk kanë nevojë të certifikohen”.”Meqë ne ishim si koalicion, NISMA-AKR-PD, kishim nevojë të certifikoheshim si parti politike. Vendimi për moscertifikim të partisë, është politik. Kemi pasur gjashtë vota, është dashur edhe dy”.”Ata është dashur të respektojnë vendimin, rekomandimin e zyrave të saj profesionale”, tha ai në Klan Kosova.”Do të ishim në rregull me ligj, edhe duke respektuar me rregull zyrën për certifikim. Cilido që të jetë vendimi i PZAP-së, Nisma do ta respektojë këtë ligj. Nuk ka asnjë mundësi për faktin se ne si parti i plotësojmë kushtet”.

Leave a Reply