Nimoni për anëtarët e Komisionit për provimin e Jurisprudencës: Janë njerëz me integritet, profesionistë dhe meritorë

0
231

Genc Nimoni, shefi i kabinetit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar rreth përzgjedhjes së Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Nimoni ka bërë të ditur se për më shumë se tri javë është punuar që të bëhet përzgjedhja e tyre.

“Ka me shumë se tre javë që funksionalizimi i Komisionit për Provimin e Jurisprudencës është trajtu me prioritet. Është punu çdo ditë si në identifikimin e anëtarëve potencial, poashtu edhe në verifikimin e tyre. Njëherit jemi kujdesur që emrat e kandidatëve të propozuar, të jenë njerëz profesionistë, me integritet dhe të dëshmuar në përgjegjësitë e tyre”, ka shkruar Nimoni.

Tutje, Nimoni ka thënë se emrat e anëtarëve të këtij komisioni po ashtu do të konfirmohen edhe nga Komisioni për Legjislacion dhe do të votohen në Kuvend.

“Dhe duke parë profilet e tyre, jemi të sigurtë se këta emra, do të konfirmohen në Komisionin për Legjislacion dhe do të votohen në Kuvend. Është momenti i fundit që institucionet e vendit, çdo sektor dhe ky komision, të përfaqësohen nga njerëz me integritet, profesionistë dhe meritorë!”, ka përfunduar Nimoni.

Në vendimin e mbledhjes së tetë të Qeverisë së Kosovës, është aprovuar propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e Anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, në përbërje prej pesë anëtarëve.

Albert Zogaj kryetar dhe anëtarët tjerë, Valbona Disha-Haxhosja, Zenel Leku, Halide Reka dhe Hajriz Hoti.

Leave a Reply