Ngadhnjesa Bresa e Listës “GUXO” kandidate për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e LVV-së

0
771

Ngadhnjesa Bresa është kandidate e Listës “GUXO” për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e LVV-së në zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen më 17 tetor.

Janë tri arsye të cilat e kanë nxitur Bresën për tu futur në garën zgjedhore të tetorit, që përfshijnë zgjim mendimi kritik, analizë tematike dhe kreativitet veprimi.

Njoftimi i plotë:

Familjar të mi, miq dhe ju përkrahës nga Prizreni
Kam knaqësinë të ju njoftoj se jam kandidate e Listës Guxo – VV për Asamble komunale – Prizren me nr 33.
Fillimisht falenderoj Krijuesin për mundësi edukimi nga ai fillor pastaj të mesëm në Medresenë “Alauddin”-Prizren. Studimet Baçelor i kam ndjekur në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze, ndërsa tani jam në përfundim të studimeve Master në Universitetin “Hasan Prishtina”, dega Gjuhësi Angleze. Krahas studimeve kam ndjekur trajnimeve si aktiviste e shoqërisë civile Prizren dhe Prishtinë në: Përshkrim dhe menaxhim projektesh, shkathtësi profesinale, edukim social, zhvillim kreativiteti, realizim kampanjash marketingu dhe studim kritik. Përvojën si mësimëdhënëse në shkollë e kam filluar në atë private dhe vazhduar në publike, me kohë të caktuar.
Tre arsye më kanë nxitur për këtë sfidë: Zgjim mendimi kritik, analizë tematike dhe kreativitet veprimi.
Premtim kryesor për të gjithë ju që më përkrahni është mos-zhgënjimi si dhe adresimi i kërkesave të të gjithëve pa dallim.
“Besimi është vlerë humane, mbajtja e besimit është detyrë, besushmëria është virtyt, le të krijojmë standard që ta ushqejmë së bashku.”
Gjithë respekt,
Ngadhnjesa Bresa

Leave a Reply