Nga sot jepen infuzione edhe në Urgjencë

0
39

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Visar Shehu, të shoqëruar nga stafi administrativ dhe mjekësor i QKMF-së dhe të Urgjencës, sot kanë bërë lansimin e ofrimit të një shërbimi të ri në shëndetësinë primare, atë të terapisë intravenoze, përkatësisht të dhënies së infuzioneve, njofton Komuna e Prizrenit përcjell 04 Online.

“Me këtë rast është bërë e ditur se përveç rasteve urgjente, tanimë të gjithë banorët e Komunës së Prizrenit të cilët kanë raport mjekësor do ta kenë mundësinë e marrjes së infuzioneve në këtë objekt, nën përkujdesjen e stafit i cili është formuar enkas për këtë qëllim”, thuhet në njoftim./04 Online

Fotografia e Komuna e Prizrenit
Fotografia e Komuna e Prizrenit
Fotografia e Komuna e Prizrenit

Leave a Reply