Nga nesër në Urgjencë do të jepen edhe infuzionet

0
82

Nga nesër edhe në objektin e Urgjencës në Prizren pritet të ofrohet shërbimi i ri i terapisë intravenoze apo ndryshe siç quhet dhënia e infuzioneve.

Ju kujtojmë se ky shërbim deri më tani nuk është dhënë në këtë institucion, ndërsa me fillimin e ofrimit të shërbimit, besohet se do të reflektoj për të mirë të qytetarëve.
“Nesër, më 3 shtator (e martë) kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Visar Shehu do të vizitojnë objektin e Urgjencës me rastin e fillimit të ofrimit të shërbimit të ri të terapisë intravenoze (dhënia e infuzioneve).

Vizita do të realizohet në ora 11:30″, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04 Online

Leave a Reply