Nga mbrëmë disa rrugë e lagje të Prizrenit kanë mbetur pa ujë të pijes

0
463

Disa lagje e rrugë të Prizrenit nga mbrëmë kanë mbetur pa ujë të pijes.

“Hidroregjioni Jugor “ Sh.a Prizren njofton konsumatorët, se për shkak të një defekti të kabllos nëntokësore të tensionit të lartë është ndërprerë furnizimi me ujë të pijës në disa lagje të Prizrenit.

Pa furnizim me rrymë kanë mbetur Bunari I dhe Bunari II, për këtë arsye do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këto lagje:

KFOR-i

Lagjja Dardania

Lagjja Bazhdarhane

Rruga Janinës

Lagjja 2 Korriku

Lagjja Kurillë

Lagjja Nën Kalaja

Lagjja Tusuz

Lagjja Hoqa Mahalle

Lagjja Sefedin Laqi

Rruga Sezai Surroi

Rruga Xhavit Bajraktari

Rruga Ismet Jashari Kumanova

Sheshi i lidhjes – Banesat

Me rastin e rregullimit të problemit do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes tek të gjithë konsumatorët e zonave të lartpërmendura, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply