Nga e hëna rifillon mësimi parauniversitar në Kosovë – Pa kufizime për pjesëmarrje fizike

0
328
Foto: Ilustrim

Këtë e ka konfirmuar edhe ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo shtoi se ky vendim erdhi si bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, , IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë.

Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.
Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore.
Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë.
Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtuj vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve.
Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.
Shëndet e suksese!

Leave a Reply