Nesër nis fushata zyrtarisht për balotazh, partitë s’i ndalen asnjëherë takimet me përkrahësit e tyre

0
227

Nesër më 8 nëntor nis zyrtarisht fushata pesë ditorë në ato komuna ku do të zhvillohet balotazhi më 14 nëntor.

Pavarësisht kësaj, partitë politike që prej përfundimit të raundit të parë, nuk i kanë ndalë asnjëherë takimet me qytetarë.

“KQZ-ja ka vendosur për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 nëntori deri më 12 nëntor”, pati thënë Elezi ditë më parë për Indeksonline.

Kujtojmë se në disa komuna partitë politike kanë publikuar marrëveshje e në disa tjera në heshtje po e mbështesin njëra-tjetrën për balotazh.

Balotazhi do të zhvillohet në mbi 20 komuna ku asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të fitoj 50%+ të votave në raundin e parë.

Leave a Reply