Nesër nis deratizimi në Komunën e Prizrenit

0
766

Pas përfundimit të fazës së parë të dezinsektimit në Komunën e Prizrenit, pritet të filloj edhe faza e parë e deratizimit.

“Zona Park” ka njoftuar se nesër duke filluar nga ora 08:00 nis realizimi i projektit për Deratizimin e qytetit të Prizrenit.

Si rrjedhojë, deratizimi do të aplikohet në puseta përmes vendosjes së karremave në formë blloki të kapur spango për eliminimin e brejtësve.

“Përmes kesaj shkrese ju njoftojm se kompania ” ZONA PARK” me seli ne Prizren do të realizoj projektin e Deratizimit të qytetit të Prizrenit.
Deratizimi do të aplikohet në puseta përmes vendosjes së karremave në form blloki të kapur në spango për eleminimin e brejtesve.
Diteve ne vijm do te vazhdoj edhe Deratizimi i ndertesave kolegtive.

Projekti realizohet në bashkpunim me Komunen e Prizrenit- Drejtorin e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural.

Pse bëhet deratizimi?
Kuptimi i deratizimit përfshin një sërë procedurash dhe masash që parandalojnë përdorimin e brejtësve për të penguar marjen, mbajten, ushqyerjen dhe riprodhmin, ose zvogëlimin e numrit e tyre në zonat rezidenciale, afariste dhe mjedisin e tyre. Një kuptim i aftësive fizike të brejtësit si dhe shqisat e tyre mund të përdoren për të krijuar një program efektiv të kontrollit të brejtësve. Masat parandaluese synojnë të parandalojnë shumëzimin e brejtësve të dëmshëm në një mjedis të veçantë. Deratizimi gjithashtu kryhet në përputhje me sistemin HACCP në objektet që kanë zbatuar sistemin HACCP”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply