Nesër fillon dezinsektimi dhe deratizimi i qytetit të Prizrenit dhe i zonave periferike

0
628

Nesër duke filluar nga ora 22:00 do të bëhet dezinsektimi dhe deratizimi i qytetit të Prizrenit dhe i zonave periferike.

Kompania e kontraktuar për dezinsektim dhe deratizim, “Zona Park” ka njoftuar se dezinsektimi dhe deratizimi do të fillojë nesër (22. 08. 2020) nga ora 22:00 dhe do të vijojë deri në ora 06:00 të datës 23. 08. 2020.

“Zona Park” lut qytetarët që të mundësojnë punën në terren të ekipit të kompanisë, njëherit ka lutur bletarët që t’i mbyllin bletat në koshere sipas orarit të paralajmëruar për dezinsektim dhe deratizim.

“Përmes kësaj shkrese ju njoftojm se faza e Dezinsektimit të qytetit të Prizrenit kundë insekteve do të aplikohet me datë 22.08.2020 duke filluar nga ora 22:00

Dezinsektim do të zbatohet me qëllim të eliminimin të mushkonjave dhe Insekteve fluturuese në qytetin e Prizrenit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik nga pickimi i insekteve që shkaktojn sëmundjet infektive transmesive.

Luten qytetarët qe të mundësojne punen në terren ekipit të “Zona Park“ dhe të sigurojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e nevojshëm.

Njoftohen dhe luten bletare që të mbyllin bletat në koshere me datën 22.08.2020 nga ora 22:00 deri në ora 06:00 të datës 23.08.2020″, thuhet në njoftimin e “Zona Park”./04 Online

Leave a Reply