Nesër bllokohet rruga “Pal Paluca” nga ora 09:00 – 14:00

0
78

Për shkak të punimeve që duhet të realizohen për sanimin e defekteve në rrjetin e kanalizimit nga ana e KRU Hidroregjioni Jugor, nesër më 27 dhjetor 2019 rruga “Pal Paluca” (pranë kishës katolike) do të jetë përkohësisht e mbyllur për qarkullim të automjeteve gjatë intervalit kohor 09:00 – 14:00, njofton Komuna e Prizrenit përcjell 04 Online.

“Gjatë kësaj periudhe luten qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe të qarkullojnë nëpërmjet rrugëve të tjera alternative, duke shfrytëzuar rrugët “Aleksandër Flemingu” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Pas përfundimit të punimeve, rruga do të kthehet në gjendje të mëparshme”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply