Nëse vota e Etem Arifit shpallet e pavlefshme, Kurti kthehet në pozitën ku ishte

0
400

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treaguar cfarë do të ndodhë nëse Kushtetuesja shpallë të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

“Nëse shpallet e pavlefshme, atëherë kthehemi tek Kurti”, tha ai, raporton GazetaExpress.

“Kurti kthehet në pozitën ku ishte në fillim. Do të thotë zgjedhë se a do t’i dërgojë letrat famoze përsëri u.d. presidentit. Unë isha kundër këtij vendimi ju e dini. Ishte i padrejtë vendimi i Kushtetueses pasi merrej me sjelljet e Albinit me letra. Por kjo nuk është drejtësia. Ajo duhet të merrej me faktet. Tani është në dorë të u.d. të presidentes. Ajo mund të zgjedhë. Mund të zgjasë edhe deri në pafundësi. Vendimi ka qenë shumë i pabazë”, shtoi ai, në T7.

Hasani fajëson shtetin që Arifit ia mundësoi rikandidimin për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Jo, sepse Gjyqi nuk ia ka ndaluar dhe derisa të mos ia ndalojë gjyqi kerkush nuk mundet me ja marrë të drejtat kerkujt”, thotë Hasani.

“Ai e ka humb mandatin, shteti është dashtë me fut në burg kur është bërë vendimi i formës së prerë dhe mos me lënë atë me u bë kandidat për deputet. Atë shteti nuk e ka bërë. Ai është faji i shtetit. Arifi ka kandidu në mënyrë të ligjshme, KQZ me plotë të drejtë s’e ka pengu sepse për ta penguar duhet të ketë një vendim”?, theksoi ai.

Leave a Reply