Nëntë të vdekur në 24 orë nga COVID-19 në Kosovë, 2 të vdekur në Prizren

0
408

Nëntë persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 269 raste të reja pozitive me koronavirus.

Dy raste të vdekjes ishin në Prishtinë (85, 71 vjeç) e Prizren (81, 60 vjeç), ndërsa nga një në Ferizaj (65 vjeç), Gjakovë (58 vjeç), Gjilan (67 vjeç), Lipjan (85 vjeç) e Mitrovicë (75 vjeç).

Ndërsa 269 raste pozitive janë nga testimi i 3262 mostrave.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 49 raste, Ferizaj 30 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Gjakovë 13 raste, Prizren 13 raste, Podujevë 12 raste, Klinë 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Pejë 10 raste, Graçanicë 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 7 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë dhe Leposaviq.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 104.986 raste pozitive me koronavirus, ndërsa prej tyre 2162 kanë përfunduar me fatalitet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 93.528. Janë 9296 raste aktive.

Leave a Reply