Nëntë kandidatë nga Opoja, prej tyre vetëm një grua! (Lista)

0
149

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës që do të zhvillohen më 6 tetor, nga treva e Opojës apo që kanë prejardhje nga kjo trevë do të garojnë nëntë kandidatë. E para prin Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me tre kandidatë, e ndjekur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka dy kandidatë.

Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Nisma Socialdemokrate, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Partia Socialdemokrate, si dhe Partia Euroatlantike e Kosovës me Republikanët e Kosovës, do të garojnë me nga një kandidat. E veçanta e këtyre nominimeve është fakti se vetëm një grua nga Opoja do të garojë për deputete, të cilën e ka nominuar AAK-ja, ndërkohë që partitë tjera për kandidatë nga kjo trevë i kanë nominuar vetëm burrat.

Selim Kryeziu – (LDK)
Bahtijar Berisha – (LDK)
Hatim Baxhaku – (LDK)
Luliete Berisha – (AAK-PSD)
Resul Sinani – (AAK-PSD)
Ilir Kurtishi – (PDK)
Mërgim Mestani – (LVV)
Fatmir Halili – (NISMA)
Adil Beqaj – (PEK – PR)

Leave a Reply