Në Suharekë mbahet konferenca me temën “Bullizmi në shkolla dhe parandalimi i tij”

0
105

Në mbështetje nga MKRS-ja, sot është organizuar konferenca me temën “Bullizmi në shkolla dhe parandalimi i tij”.

Kjo konferëncë është organizuar nga OJQ-ja “Ndërto shoqëri pa injorancë N’SHPI”.

“Më datë 20 Tetor 2021 në objektin e Hotel “ Lami Palace” në Shirokë, u mbajt konferenca me temën: “ Bullizmi në shkolla dhe parandalimi i tij”.
Konferenca është organizuar nga OJQ “Ndërto shoqëri pa injorancë – N’SHPI”, e që është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/Departamenti i Rinisë.
Panelistë në këtë konferencë ishin: Bali Muharremaj ( Kryetar I Komunes së Therandës), Remzi Bajselmani (Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit), Teuta Cacaj-Sadiku ( Psikologe shkollore dhe këshilluese), Edin Shehu (Psikolog Organizativ dhe Social), Liridona Musaj (Drejtoresha e O.J.Q “Ndërto Shoqëri Pa Injorancë – N’SHPI”), si dhe pjesmarrës ishin Drejtorat e Shkollave Fillore të Komunës së Suharekës”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply