Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 130 pacientë me COVID-19

0
282

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 976 pacientë kanë marrë trajtim mjekësor në klinikat COVID-19, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas njoftimit, 831 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 63 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave edhe spitaleve të përgjithshme:
– Klinika Infektive, 97 pacientë
– Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 90 pacientë
– Klinika Infektive III (Interno), 59 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
– Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 21 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
– Spitali i Prizrenit, 130 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 70 pacientë
– Spitali i Pejës, 174 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 90 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 18 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 51 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 74 pacientë.

Leave a Reply