Në Shqipëri sot mbërrijnë edhe 208 mijë doza tjera të vaksinave anti-COVID

0
259
Foto: Ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lajmëruar se së shpejti do të mbërrijnë në aeroportin “Rinas” në Tiranë edhe 208 mijë vaksina të tjera anti-COVID.

“208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinas”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka thënë se do të mbërrijnë vaksina të Pfizerit, por edhe disa dosa tjera të vaksinës të kompanisë kineze Sinovac.

Leave a Reply