Në Sallagrazhdë të Suharekës u vu gurëthemeli i shtëpisë muze të heroit Fadil Vata

0
371

Në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës u vu gurthemeli i shtëpisë muze të heroit Fadil Vata. Lopatat e para në ndërtimin e këtij objekti monumental, që do të jetë kujtesë për gjeneratat që do të vijnë, i kanë hudhur kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, kryetari në detyrë i PDK-së z.Enver Hoxhaj dhe shumë bashkëveprimtarë, shokë të idealit dhe familjarë të heroit Fadil Vata. Me këtë rast kryetari Muharremaj, në mes tjerash ka thënë se”Kjo shtëpi, ky muze do të jetë udhërrëfyes për gjeneratat që vijnë pas neve, për të treguar punën që ka bërë Fadil Vata dhe Afrim Zhitia. Këta të dy janë ndërtuesit e pavarësisë së Kosovës”.

Më pastaj ka folur edhe shoku i idealit dhe bashkëveprimtari i Fadilit, Halil Krasniqi. Me një fjalë rasti u paraqit edhe kryetari në detyrë i PDK-së z. Enver Hoxhaj, pastaj Halil Selimi nga Presheva me të cilin Fadili ka qëndruar gjatë kohës së tij më të vështirë.

Në emër të familjarëve, ka falënderuar vëllai i Fadilit, Rama, i cili ka ftuar publikisht të gjithë ata që kanë materiale të ndryshme që lidhen me aktivitetin e Fadilit t’ia ofrojnë familjes në mënyrë që ato të mbesin në shtëpinë muze.

Leave a Reply