Në Prizren parashihet të zbatohen intervenime të gjelbra urbane

0
73

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim mbështet zhvillimin e qëndrueshëm në Prizren përmes ndërhyrjeve të gjelbra që synojnë uljen e emetimeve të gazrave serrë. Në këtë kuadër të premten është mbajtur prezantimi publik ku janë shpalosur pilot-projektet e përzgjedhura si intervenime të gjelbra urbane, të cilat do të zbatohen gjatë këtij viti në Prizren.

Xheva Berisha-Rexhepi, menaxhere e projektit Urban NAMAS në UNDP, ka theksuar se projekti në fjalë zbatohet në Prizren nga fundi i vitit 2018, dhe se ka për qëllim ndërmarrjen e veprimeve adekuate për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike, raporton KOHA.

Sipas saj, janë përpiluar disa module të intervenimit për zhvillim të gjelbër në Prizren, me qëllim që pastaj ato të zgjerohen në pjesët e tjera të qytetit, por edhe të replikohen në komunat e tjera të Kosovës.

Ndërsa Genc Besimi nga G-Project ka prezantuar njërën nga iniciativat e përzgjedhura për t’u zbatuar, të titulluar: “Rikonstruksioni i gjelbër i rrugëve, rrugicave dhe parkingjeve në Qytetin e Prizrenit”.

Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Komuna e Prizrenit.

Leave a Reply