Në Prizren nga nesër fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

0
315
Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka njoftuar se nga nesër fillon vaksinimi kundër gripit sezonal.

Sipas kësaj drejtorie të drejtë vaksinimi do të kenë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, përkatësisht personat me sëmundje kronike, në moshë të shtyer dhe personat me rrezikshmëri të lartë për infeksion.

“Me qëllim të parandalimit të gripit sezonal, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, nga data 1 dhjetor 2020 (e martë), do të fillojë imunizimin e kategorive më të rrezikuara të popullatës nga gripi sezonal.

Imunizimit nga kjo sëmundje do t’i nënshtrohen personat me sëmundje kronike, personat në moshë të shtyer dhe personat e tjerë me rrezikshmëri të lartë për infeksion.

Tanimë janë shpërndarë gjithsej 6500 vaksina në të gjitha njësitë e vaksinimit të QMF-ve, për t’i ofruar këtë shërbim çdo personi që ka nevojë.

Vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi sezonal”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply