Në Prizren mbahet konferenca me temën “Roli i psikologut”

0
545

Nën organizimin e OJQ “Ndërto shoqëri pa injorancë – N’SHPI” sot në Prizren është mbajtur konferenca me temën “Roli i psikologut”.

Kjo konferencë është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren.

“Më datë 17 Tetor 2020 në objektin e Hotel -City në Prizren, u mbajt konferenca me temën: “Roli i psikologut ”.
Konferenca është organizuar nga OJQ “Ndërto shoqëri pa injorancë – N’SHPI”, e që është mbështetur financiarisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren.
Panelistë në këtë konferencë ishin: Nazmije Gashi (Psikologe e përgjithëshme), Kaltrina Skoro – Murtezaj ( Psikologe klinke dhe shkollore) dhe Liridona Musaj (Drejtoresha e OJQ “Ndërto Shoqëri pa Injorancë – N’SHPI”), si dhe pjesmarrës ishin Drejtorat e shkollave të mesme të Komunës së Prizrenit dhe përfaqsuesit e nxënësve në këto shkolla si dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.
Konferenca u mundësoi pjesmarrësve të diskutojnë nëpërmjet pyetjeve rreth vetedijesimit mbi “Rolin e psikologut” dhe të merrnin përgjigje nga panelistat të cilët u munduan të ndajnë dhe shkëmbejnë me pjesmarrësit përvojat e tyre profesionale”, thuhet në njoftimin e organizatorëve./04 Online

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3D1206551516389795%26id%3D651360115242274&width=500

Leave a Reply