Në Prizren kërcënohet me jetë një polic, të dyshuarit në arrati

0
326
Foto: Ilustrim

Në Prizren një zyrtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se është kanosur me jetë.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, zyrtari i këtij institucioni dyshohet se është kanosur me jetë nga dy persona të gjinisë mashkullore.

Të dyshuarit ndodhën në arrati, ndërsa Policia e Kosovës thuhet se është duke e hetuar rastin.

“Prizren 06.02.2021 – 21:35. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar policor ka raportuar se është kanosur me jetë, nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply