Në ora 12:00 mbyllen të gjitha lokalet në Prizren dhe tërë Kosovën, çelësat i dorëzohen Qeverisë

0
429

Një aktivitet në shenjë pakënaqësie do të zhvillohet sot nga gastronomët, bizneset dhe zejet e Kosovës.

Në ora 12:00 të gjitha këto lokale do të mbyllen për një orë dhe simbolikisht çelësat do t’ia dorëzojnë Qeverisë, transmeton Indeksonline.

E gjithë kjo vie pas situatës së krijuar në vend si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe humbjeve të mëdha që secili biznes po pëson tash e sa muaj.

Leave a Reply