Në mungesë të kuorumit shtyhet mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Prizrenit për vitin 2021

0
315
Foto: Arkiva

Sot është mbajtur mbledhja e III (tretë) e rregullt të Kuvendit Komunal të Prizrenit për vitin 2021.

Mbledhja filloi me nderim për gjeneralin Esat Krasniqi dhe profesorin Besnik Krasniqi, të cilët ndërruan jetë, si dhe vazhdoi me betimin e anëtares së re të Kuvendit Komunal, Sabina Dana, e cila e zëvendësoi Samra Ilijazin.

Mbledhja vazhdoi me pikat e rendit të ditës për “Shqyrtimin dhe miratimin e procesverbaleve të datës 28 janar dhe 25 shkurt 2021” (u miratua) dhe “Shqyrtimin dhe miratimin e rendit të ditës”.

Në mungesë të kuorumit, mbledhja u shtye për një datë tjetër. Për të parë mbledhjen e plotë mund të klikoni në: https://www.youtube.com/watch?v=MhLkSlj09BY

Leave a Reply