Në 24 orë 13 të vdekur me COVID-19 në Kosovë

0
397
Foto: Ilustrim

Sot në Kosovë janë shënuar 158 raste të reja me koronavirus nga 471 mostra të marra.

Janë raportuar gjithashtu 13 të vdekur. Këtë e ka bërë të ditur, Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së në një konferencë për media nga Komuna e Prizrenit.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një vizitë në Komunën e Prizrenit ka thënë se po ndajnë të gjitha resurset e përbashkëta me spitalet rajonale, duke shtuar se gjatë vizitës kanë dëgjuar edhe nevojat e spitalit të kësaj komune.

Ai tutje ka bërë thirrje për qytetarët t’i respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Leave a Reply