Ndërron jetë një 33 vjeçar nga COVID-19

0
558

Sot rreth orës 14:30 ka ndërruar jetë një 33 vjeçar nga fshati Xërxë i Rahovecit i cili ka qenë i infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka shtuar se katër anëtarë të tjerë të së njëjtës familje janë të prekur me koronavirus.

“Personi në fjalë ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:30 dhe ka qenë i infektuar me COVID-19”.

“Sipas informacionit zyrtar që e kemi nga IKSHPK, ai ka qenë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Në fakt ky ka pasur probleme me mushkëri” tha ai për Klan Kosova.

“Si familje janë 4-5 vetë të infektuar me COVID-19 dhe janë në gjendje të vështirë financiare. Ne ju kemi qëndruar dhe po iu qëndrojmë bukur afër pothuajse çdo ditë”.

Leave a Reply