Ndalohen iftaret publike, por xhamitë mbahen të hapura për Ramazan

0
107

Ramazanin që po vjen besimtarët myslimanë në Kosovë do të kenë mundësi t’i falin namazet në xhami.

Madje edhe teravitë.Objektet fetare islame sivjet nuk do të mbyllen për shkak të pandemisë COVID-19, siç ndodhi më 2020.Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti, tha se duhet të respektohet distanca, mbajtja e maskës dhe dezinfektimi i duarve në të gjitha xhamitë.

Por BIK-u ka ndaluar disa organizime tjera kolektive.

“I kemi ndaluar iftaret në xhami dhe në publik. Çështjet e mësim-besimit do të organizohen në platforma online”, thotë Sahiti, njofton Klan Kosova.

Disa nga besimtarët thonë se falja në xhami mund të bëhet duke e ruajtur shëndetin publik.Në masat e fundit të marra nga qeveria nuk është përfshirë mbyllja e xhamive.

Por të premten policia gjobiti imamin e së fshatit Roganë, pasi që brenda xhamisë u falën më shumë se 10 persona.

Leave a Reply