Ndalohen dy persona në Prizren pasi nuk respektuan masat kundër koronavirusit

0
96

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit dy persona nuk kanë respektuar masat e vendosura nga qeveria, që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit.

Rastet e plota sipas policisë:

· Rr. Ekrem Rexha, Prizren 14.08.2020 – 17:10. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar procedurë, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masat e marra nga Qeveria. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren14.08.2020 – 19:40. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply