Ndalohen 11 persona në Prizren, nuk respektuan vendimet e Qeverisë

0
53
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 11 persona në Prizren, të cilët nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë për luftimin e pandemisë COVID-19.

Në raportin 24-orësh të policisë është njoftuar se personat janë ndaluar në katër raste të ndryshme, ndërsa lënda ndaj tyre është inicuar me procedurë të rregullt.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Prizren 08.08.2020 – 03:00. Ndaj katër personave një mashkull dhe tri femra kosovare është inicuar lënda e rastit si më lartë, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prizren 08.08.2020 – 21:10. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar lënda e rastit si më lartë i cili në lokalin e tij është hasur duke i shërbyer klientët duke mos e respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria lidhur me virusin Covid – 19. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prizren 08.08.2020 – 23:45. Ndaj tre të dyshuarve meshkuj kosovarë është inicuar lënda e rastit si më lartë të cilët nga njësitë policor janë hasur në një lokal duke punuar në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga Qeveria lidhur me virusin Covid – 19. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prizren 08.08.2020 – 23:30. Njësiti policor gjatë patrullimit kishte ndaluar një veturë në të cilën kishin qenë tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin lëvizur jashtë orarit të lejuar sipas vendimit të Qeverisë lidhur me virusin Covid -19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është inicuar lënda e rastit si më lartë dhe procedohet në procedurë të rregullt.

Leave a Reply