Ndahet nga jeta veterani prizrenas i arsimit, Ahmet Gashi

0
408

Sot, është ndarë nga jeta, në moshën 65 vjeçare, veterani i arsimit në Prizren, Ahmet Gashi.

Ai ka qenë arsimtar i matematikës në shfmu “Lekë Dukagjini”, ndërsa ka përcjell gjenerata të shumta, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Lajmi për ndarjen nga jeta është bërë i ditur nga drejtoria e shkollës, ndërsa kolegët dhe ish-nxënësit kanë postuar fotografi e shkrime me fjalët më të mira duke përkujtuar kolegun e ish-mësuesin e respektuar.

Gashi dy muaj më parë kishte dal në pension.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet sot në Prizren./GazetaePrizrenit

Leave a Reply