Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së Sefedin Zogaj

0
1281

Është ndarë nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Sefedin Zogaj.

Lajmin për vdekjen e Zogajt e ka dhënë ish-Komandanti i UÇK-së i Batalionit të III-të të Brigadës 121 “Kumanova”, Zenel Zekolli.

“Na ike pa na thënë lamtumirë!🙏😭🇦🇱
Bashkluftëtari ynë Sefedin Zogaj nga Bellanica ” Sefë Bunkeri” Ti ishe dhe do të mbetësh i gjallë në kujtesën tonë, për shëmbëlltyren e njeriut të urtë, tē sinqert dhe atdhedashës!
Qyshë në fillim të vititt 1998 iu bashkangjite radhëve të UÇK-së.
Pa u ndalë asnjēherë, duke shërbyer me devotshmëri në shërbim të Atdheut tonë të shumëvuajtur!😭
Ti morre pseodonimin “Sefë Bunkeri” Sepse ti ishe mjeshtri i përgatitjeve të bunkerave dhe istikameve të UÇK-së.
Ti nuk dite të lodhesh asnjëherë , ku dhe pas përfundimit të luftes, u radhite në TMK ku dhe morre mbi supe një detyrë shumë të rendë, por fisnore, sepse ti bëre rivarrimin e shumë dëshmorëve dhe martirëve anë e këndë Zonës së Pashtrikut!🙏🇦🇱
Ti Sefë jetove me nderë dhe krenari , duke mos u dorëzuar asnjëherë!🙏🇦🇱
Do tē jem krenarë që të kisha bashkluftëtarë dhe ushtarë të lirisë!🙏🇦🇱
Lavdi jetës dhe veprës suaj “Sefë Bunkeri”
U prehshë në paqe!🙏🇦🇱

Me respekt i yti Zenel Zekolli
Komandant i batalionit të -III- të Brig. 🇦🇱121 ” Kumanova”🇦🇱”, ka thënë Zekolli./04 Online

Leave a Reply