Ndahet nga jeta ish-kuvendarja e PDK-së në Prizren, Mihrije Bytyçi

0
473

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish-kuvendarja e PDK-së në Prizren, Mihrije Bytyçi.

E si rrjedhojë Dega e PDK-së në Prizren i ka shprehur ngushëllime familjes Bytyçi.

“Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, ngushëllon familjen Bytyqi, me rastin e vdekjes së veprimtares së çëshjtes kombëtare znj.Mihrije Bytyqi.

Mihrije Bytyqi ishte pjesë e strukturave drejtuese të Gruas Demokratike të Kosovës Dega në Prizren, e cila me angazhimin dhe përkushtimin e saj të palodhshëm, la shembullin e saj më të mirë, se si të veprojnë dhe si të punojnë gjeneratat e reja, në të mirë të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, edhe njëherë, PDK Dega në Prizren dhe Kryetari i saj z.Shaqir Totaj, ngushëllon sinçerisht familjarët, miqtë dhe të afërmit e saj, e cila humbi anëtaren më të dashur në familjen e saj”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të PDK-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply