Ndahet nga jeta anëtari i LDK-së nga Zhuri i Prizrenit, Fadil Vezaj

0
539

Është ndarë nga jeta anëtari i LDK-së nga Zhuri i Prizrenit, Fadil Vezaj.

Vezaj në zgjedhjet e vitit të kaluar për Kuvendin e Kosovës ishte kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie.

“Me dhimbje te thelle morem lajmin se papritmas ka nderruar jete, prof.Fadil Vezaj, kandidat i yni ne zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ai ishte qytetar i devotshem, aktivist i mire e i palodhshem, profesor i perkushtuar dhe njeri i urte e i mire. Perhere i buzeqeshur, i mbushur me pozitivitet dhe i dashur me te gjithe, iku per te lene pas vete vetem vepra te mira, keshtu edhe do ta kujtojme perhere.

Shpirti ju prehte ne paqen e pasosur.

Ju shprehim ngushellimet tona te sinqerta, familjes Vezaj, kolegeve nga dega e LDK – Zhur, miqeve te tij si dhe gjithe komunitetit te fshatit Zhur e Prizren”, thuhet në njoftimin e LDK-së./04 Online

Leave a Reply