Naim Qelaj zgjedhet Avokat i Popullit

0
453

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Naim Qelën si Avokat të Popullit. Në seancë gjatë votimit kanë marrë pjesë 93 deputetë, 69 kanë votuar pro tij dhe 5 kundër.

Naim Qelaj në Qeverinë Haradinaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, kurse ka qenë edhe i koordinator nacional për mbrojtje nga dhuna në familje.

Naim Qelaj pas zgjedhjes Avokat i Popullit ka dhënë betimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai gjatë fjalimi të tij, ka thënë se besimin që i është dhënë do shpërblejë me punë e ndërgjegjshmëri si dhe me profesionalizëm

Qelaj është shprehur se do të mbrojë dhe avancojë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë.

“Unë betohem dhe premtoj solemnisht se do të kryej me besnikëri dhe në mënyrë të pavarur dhe paanshme detyrat dhe funksionet e që më janë besuar nga Kushtetuta dhe me ligj. Do të mbrojë dhe avancojë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë”, tha ai.

Qelaj mori 69 vota të deputetëve të Kuvendit, për tu zgjedhur Avokat i Popullit.

Leave a Reply