Nagavci: Do të rritet deri në 400 numri i asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta

0
312

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se numri i asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta do të rritet deri në 400, nga sa është 100 aktualisht.

Kështu bëri me dije ajo gjatë një takimi me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, shkruan Indeksonline.

Ministrja tha se ky lajm i gëzoi ata, pasi ka një kohë të gjatë që po kërkojnë angazhimin e sa më shumë asistentëve.

Njoftimi i plotë:

Qasje e barabartë dhe krijimi i kushteve të domosdoshme për mësim, janë pjesë e synimeve të mija si ministre e Arsimit, por edhe planit tonë Qeverisës.

Kisha kënaqësinë t’i pres në takim, përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, ku folëm bashkë për sfidat por edhe prioritet tona.

I njoftova se pjesë e Grantit Specifik të Komunave, tashmë janë 100 asistent për fëmijë me nevoja të veçanta, dhe gradualisht numri do të rritet deri në 400 asistentë.

Ky lajm i gëzoi ata jashtë mase, pasi ka një kohë të gjatë që po kërkojnë angazhimin e sa më shumë asistentëve.

Kërkova ndarjen e prioriteteve që t’i adresojmë shpejtë ato, dhe po kaq shpejt t’i realizojmë.

Kërkesat e tyre ishin që të sigurojmë sintezën vokale dhe pajisje të tjera specifike për nxënësit me dëmtime në të pamur, sigurimin e asistentëve për nxënësit me dëmtime intelektuale dhe ata me dëmtime në dëgjim, si dhe sigurimin e pajisjeve dhe materialeve didaktike.

Në vazhdimësi do të takohemi, dhe një për një, do t’i shqyrtojmë problematikat derisa të arrijmë t’ua plotësojmë kushtet e nevojshme.

May be an image of 3 people, people standing, people sitting and indoor
May be an image of one or more people, people sitting, office and indoor

Leave a Reply