Banesat kolektive nëpër lagje të ndryshme të qytetit nuk kanë pasur asnjë investim me dhjetëra vite, e po ashtu iu ka munguar përkujdesja institucionale. Ato janë vjetruar e demoluar, duke paraqitur kështu rrezik për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.
Në mandatin tonë, në bazë të kërkesave që kemi pranuar nga banorët, kemi filluar që të bëjmë renovimin e kulmeve dhe lyerjen e korridoreve të këtyre banesave.
Për katër vite:
Kemi renovuar 34 kulme për më shumë se 474 njësi banesore
Kemi bërë lyerjen e korridoreve të rreth 50 banesave kolektive për rreth 2500 njësi banesore
Me punimet që i kemi realizuar nëpër këto banesa kolektive, kemi përmirësuar dukshëm kualitetin e banimit si dhe kemi ulur harxhimet në energji elektrike, duke përmbushur kështu kërkesën e qytetarëve.
Deri në fund të mandatit të ardhshëm, nuk do të ketë asnjë banesë të vjetër kolektive pa kulm e pa korridore të pa rregulluara.
#BASHKËQEVERISIM 144
𝑀𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑃𝑟𝑖𝑧𝑟𝑒𝑛𝑖𝑛…
Mytaher Haskuka