Mytaher Haskuka viziton K.R.M “Eko Regjioni”

0
119

Kualiteti i jetës së qytetarëve varet shumë edhe nga kompania publike “Eko Regjioni”, ndërsa me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në pushtet, kjo kompani ka pasur stabilitet të vazhdueshëm financiar, kështu ka deklaruar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Haskuka këto deklarata i ka dhënë gjatë një vizite që i ka bërë KRM “Eko Regjioni”, me ç’rast ishte i përcjellur edhe nga zëvendësministri i MPHI-së, Hysen Durmishi.

Postimi i plotë:

Kualiteti i jetës së qytetarëve varet shumë edhe nga kompania publike “Eko Regjioni”, ndërsa me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në pushtet, kjo kompani ka pasur stabilitet të vazhdueshëm financiar.
Pos bartjes së mbeturinave, pastrimit të hapësirave publike, mirëmbajtjes së oazave të gjelbra, menaxhimit të varrezave të qytetit, në bashkëpunimin me Komunën, e cila mbulon shpenzimet e varrimeve, ka realizuar një prej kontratave më të mira që ka pasur ndonjëherë kjo kompani. Ky bashkëpunim ua ka hequr një barrë të madhe financiare qytetarëve të Prizrenit, ndërsa vetëm nga kontrata për grumbullimin e mbeturinave në 100% të territorit të komunës së Prizrenit realizohen 120 000.00 euro të hyra mujore për këtë kompani.
Me stafin menaxherial dhe punëtorët e kësaj kompanie, bashkë edhe me zëvendësministrin Hysen Durmishi, biseduam për bashkëpunimin e mëtejmë dhe mbështetjen e plotë që po e jep Ministria e Mjedisit për ndërmarrjet publike, në veçanti për “Eko Regjionin”.
Investimi si dhe bashkëpunimi i qytetarëve me këtë kompani, është investim në kulturën tonë dhe respekt ndaj jetës dhe hapësirës ku jetojmë.

skaKthimMbrapa

BashkeQeverisim

Leave a Reply