Musliu: LDK-ja në Prizren po luan me ndjenat e të rinjëve

0
100

Ish-Kryetari i të rinjëve të Nismës Socialdemokrate në Prizren, Erzen Musliu, e ka kritikuar LDK-në për siç ka thënë ai, po luan me ndjenjat e të rinjëve duke i joshur me “punësim” vetëm për të marr dy apo tri vota.

Postimi i plotë i Erzen Musliut në ‘facebook’:
“Është për keqardhje se si LDK-ja e Prizrenit po luan me ndjenjat e të rinjëve duke i joshur me “punësim” vetëm e vetëm për të marr dy apo tre vota. Ndërsa edhe më shumë për keqardhje është kur po ata të rinjë cilët i kanë mashtruar, i obligojnë të shkruajnë shkrime në rrjete sociale, me tendencë për ta dëmtuar NISMA’n, se gjoja nuk është diskutuar për punësim.

Ne dhe vetë ata të rinjë e dijmë mirë se LDK-ja në Prizren ka premtuar vende pune vetëm për tu bërë pjesë e tyre, 5 të rinjë, në mesin e të cilëve ka edhe të rinjë pa të drejtë vote sepse nuk kanë mbushur ende moshën, dhe e gjithë kjo ka vetem një emër, MASHTRIM.

Frika e madhe të cilën po e përjetojnë këto ditë gjitha subjektet politike nga NISMA, është vertetues i qartë i faktit se NISMA Socialdemokratë është faktori kryesorë në skenën politike të Kosovës.
E kuptoj mirë edhe frikën e LDK-së në Prizren, sepse është po NISMA ai subjekt politik i cili e ndali keq’qeverisjen e tyre në vitin 2017.

Ftoj gjithë të rinjët e Prizrenit dhe Kosovës të mos bien pre e mashtrimeve të vogla të MASHTRUESVE të mëdhenjë të LDK-së, sepse i vetmi qëllim i tyre është realizimi planeve afatgjate të pleqve të LDK-së përmes shfrytëzimit afatshkurtë të gjeneratës së re”, thuhet në rragimin e Musliut./04 Online

Leave a Reply