Murati: Do të mbështesim qiratë dhe pagat e punëtorëve për gastronominë

0
296

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ideja kryesore aktualisht është që të mbështetet qiratë dhe pagat e punëtorëve si pasojë e masave të reja të Qeverisë në lidhje me COVID-19.

Murati ka thënë se qëllimi i Qeverisë është që të ruhet shëndeti ekonomik, por fillimisht të ruhen vendet e punës.

“Kemi rast tjetër të masave ku kufizimet janë në sektorë që përbëjnë jo edhe aq pjesë të madhe në ekonominë e vendit. Sa i përket masave për të mbështetur bizneset që preken nga vendimet për kufizimi8n e shërbimit, ne kemi takuar përfaqësuesit e këtyre sektorëve dhe i kemi siguruar që mbështetja nuk do të mungojë. Ideja kryesore është që të mbështeten qiratë dhe pagat e punëtorëve. Qëllimi ynë do të jetë që të ruhet shëndeti ekonomik por pikë së pari të ruhen vendet e punës”, ka thënë Murati.

Sipas tij, këtu nuk bëhet fjalë për pako të rimëkëmbjes pasi ajo do të bëhet kur të kalohet në fazën emergjente.

“Nuk flasim për pako të rimëkëmbjes Por për veprime emergjente për të ndihmuar ekonominë. Masat e tanishme të mos i shohim si diçka kufizuese por si përgatitje për verën që na pret, të shfrytëzojmë tërë kapacitetin. Pakoja e rimëkëmbjes do të bëhet kur të kalojmë fazën emergjente. Nuk bëhet fjalë për një pako gjithëpërfshirëse”, është shprehur ministri Murati.

Leave a Reply