Mundi njëvjeçar i mësimdhënësve nga Anadrinia po del në dritë

0
162

Mësimdhënësit Rrezart Veseli nga fshati Krushë e Madhe dhe Skender Gashi nga fshati Hoçë e Vogël të komunës së Rahovecit, para një viti kishin filluar një punë intenzive për të krijuar një Pako pedagogjike për mësimdhënësit e nivelit parashkollor dhe fillor.

Pakoja pedagogjike përmbanë dokumentet zyrtare të nevojshme për menaxhimin e punës së mësimdhënësit, në harmoni me kurrikulën e re. Ajo përmbanë Ditarin personal të mësimdhënësit me instrumentet e vlerësimit, Listën e kontrollit dhe Planin e orës mësimore.

Autorët e kësaj pune të vlefshme pedagogjike, Rrezart Veseli dhe Skender Gashi, morën përkrahje profesionale edhe nga zyrtari komunal i arsimit Lulzim Krasniqi si dhe gjetën përkrahjen e nevojshme për lansimin në botim, tek drejtori i DKA-së Avni Morina, i cili ka njoftuar për fillimin e procedurave për botim.

“-… Drejtoria Komunale për Arsim në Rahovec ka nisur procedurën për botimin e pakos pedagogjike për edukatorët dhe mësimdhënësit e klasave 0 deri 5.
…Pas botimit, kjo pako pedagogjike do t’u shpërndahet të gjithë mësimdhënësve dhe edukatorëve të programit parafillor dhe fillor të komunës sonë!”, ka shkruar drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit Avni Morina, në profilin e tij në ‘facebook’.

Përkrahës i kësaj pune të vlevshmë pedagogjike, që në fillim të realizimit të këtij projekti ishte edhe kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili njëkohësisht u angazhua për sigurimin e fondeve të nevojshme për botim.

Kjo pako pedagogjike së shpejti pritet të dalë në dritë dhe të jetë në dispozicion të mësimdhënësve të klasave 0-5 duke ju lehtësuar shumë punën përgaditore për mësimdhënie./04 Online

Leave a Reply