Muçaj: Do të mbikëqyrim dhe inspektojmë të gjitha dukuritë negative që hasen në territorin e komunës së Prizrenit

0
544

Drejtori i ri i Inspektorateve pranë Komunës së Prizrenit, Edon Muçaj, ka premtuar se do të mbikqyrin dhe inspektojnë dukuritë negative në tërë territorin e komunës.

Këtë premtim Muçaj e ka dhënë pas takimit me ekipin e “Alo Komuna”.

“Sot, prita në takim pune zyrtarët e projektit “Alo Komuna”, që funksionon për pranimin e ankesave nga qytetarët e qytetit tonë. Bashkëpunimi ynë do të jetë maksimal, andaj ju inkurajojmë që për çdo ankesë, të drejtoheni në numrin 0038345119200 që të kemi një jetë sa më të mirë në qytetin tonë. Ne si drejtori do të mbikëqyrim dhe inspektojmë të gjitha dukuritë negative që hasen në territorin e komunës së Prizrenit”, ka thënë Muçaj./04 Online

Leave a Reply