Momenti kur kadetja e FSK-së nderohet me çmimin prestigjioz nga Akademia Ushtarake e Britanisë

0
252

Kadetja e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Ilirianë Bunjaku u shpërblye me çmimin Shpata Ndërkombëtare e cila i jepet kadetit me performancën më të lartë nga Akademia Ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar.

Ish-Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka shpërndarë një fotografi nga momenti kur Bunjaku nderohet me çmimin.

“KRENARI, EMOCION, INSPIRIM të shohim kadeten e FSK-së Ilirianë Bunjaku tek i prezantohet shpërblimi i nderit për demonstrim të qëndrueshmërisë fizike, guxim, dhe aftësi të vërteta lidershipi”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmelizaharadinajstublla%2Fposts%2F278164043929662&width=500&show_text=true&height=759&appId

Leave a Reply