Moment që kurrë nuk do të harrohet/ Udhëheqësit e popullit shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik

0
281
Foto: Arkiva

Të gjithë sytë nga televizori, të gjithë në pritje të asaj që për më shumë se një shekull na u mohua.

Ora po shënonte 15:39 minuta kur u thanë fjalët e mëdha, fjalët e kthesës së madhe: Kosova po bëhej e pavarur.

Ish kryeministri i vendit aso kohë Hashim Thaçi, tha fjalët e mëdha:

Duke nderuar të gjithë burrat e gratë që bënë  sakrificë të mëdha për të nderuar një të ardhme më të mirë, ne udhëheqësit e popullit tonë të zgjedhur në mënyrë demokratike nëpërmjet kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”.

Ishte kjo një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.[2] [3][4]

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Më 22 korrik 2010, Gjykata konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Leave a Reply