Molliqaj kritikon ashpër Kurtin: Rrezikon gjithçka për bindjen e tij, i prishi marrëdhëniet me Amerikën

0
426

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka hedhur kritika ndaj shefit të tij të dikurshëm, Albin Kurti, se ka prishur marrëdhëniet me SHBA-në.

“Ka prish marrëdhëniet me SHBA, jo veç me këtë administratë por edhe më vone, s’ka qasje, as informatë dhe as dije çka ndodhë. Kur nuk din, Albini reagon dhe mbi reagon”, ka deklaruar Molliqaj në TV Dukagjini.

Ai më tej ka thënë se Kurti rrezikon çdo gjë për bindjen e tij.

Molliqaj ka thënë se Vetëvendosje ka cenuar demokracinë dhe nuk ka luftuar oligarkët pasi mori pushtetin.

Leave a Reply